Asensio me “het-trik” ia bënë “përhajr” debutimin Maqedonisë në Evropian

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 me disfatë të thellë 5:0 nga Spanja ka debutuar në Kampionatin Evropian për të rinjë në Poloni.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të grupit B në Evropianin e Polonisë, ndërmjet Spanjës dhe Maqedonisë iu takoi favoritëve në letër. Ai që shkëlqeu në këtë përballje ishte futbollisti i Real Madridit, Marko Asensio, i cili shënoi tre gola në minutat 16-të, 54-t dhe 72, ndërsa dy golat tjerë për Spanjën i realizuan Niguez në minutën e 10-të dhe Delefeu në të 35-tën.

Të përzgjedhurit e Blagoja Milevskit që kishin debutimin e parë historik në këtë kompeticion, patën disa raste të mira në fushë, me Bardhin, Babunskin e Radeskin të cilët regjistruan disa goditje të mira në portën kundërshtare, mirëpo pa finalizim.

Maqedonia ndeshjen e radhës në Evropian do ta luaj kundër Serbisë, me këta të fundit që sot u mposhtën nga Portugalia me rezultat 2:0./“InfOSport.mk”

Leave a Reply