Evertoni ka arritur marrëveshje me kapitenin e Ajaksit, Dejvi Klaasen. Holandezi 24-vjeçar mbrëmjen e kaluar arriti në Liverpull, ku precizoi edhe detajet e fundit rreth marrëveshjes, që më pas të bëjë foto edhe me fanellën e klubit të tij të ri.
Për shërbimet e Klaasen, Evertoni do të paguajë plotë 27 milion euro.
Sezonin e fundit Klaasen në 33 ndeshje kampionale me Ajaksin realizoi 9 gola, ndërsa gjithashtu realizoi dy gola edhe në kuadër të Liga Evropa, ku skuadra e tij arriti deri në finalen e madhe.
Mesfushorikishte filluar si fëmijë te Ajaksi, ndërsa debutimin me ekipin e parë nga Amsterdami e kishte gjatë vitit 2011-të.