Paulo Dybala shihet si njeriu kryesor i skuadrës së Juventusit, ndërsa klubi “bardhezi” e e parasheh edhe në projektet e radhës gjatë sezonëeve në vijim.
Mirëpo një kahje tjetër i ka dhënë bashkëlojtari i tij, Dani Alves, i cili në një intervistë të dhënë për një media në Brazil, ka rekomanduar Dybalën që të largohet nga Juventusi nëse dëshiron që të rritet si futbollist.
“Dybala do të japë shumë në të ardhmen, por besoj se për t’u përmirësuar në gjithçka, për t’u testuar, do të duhet që një ditë, nuk e di se kur, të largohet nga Juventusi”, ka thënë Alves.