Skuadra shqiptare e Skënderbeut ka pësuar edhe disfatën e dytë në fazën përgatitore që është duke e zhvilluar në Slloveni.
Pas disfatës ndaj sllovenëve të NK Sampion (2:3), korçarët sot pësuan nga hungarezët e Videoton, të cilët në fund shënuan fitore me rezultatin 1:0.
Pavarësisht humbjes, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj Videotonit, por që u ndëshkua nga një gabim në mbrojtje, që e shfrytëzoi golashënuesi më i mirë në sezonin e fundit te Videotoni në kampionatin hungarez, Sçepoviç në minutën e 59-të.