Arjen Roben drejt penzionimit nga futbolli. Reprezentuesi i Holandës dhe njëkohësisht futbollist i Bayernit të Mynihut, në një intervitë të dhënë për gjermanen “Kicker” ka theksuar se tashma ka nisur të mendojë për largimin nga futbolli i luajtur.
“E vërteta është se karrierës sime po i vjen fundi. Çdo ditë e më shumë po mendoj të ardhmen time jashtë fushave të lojës. Në këtë moment jam i qetë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në vitin 2018. Jam i përqendruar tek situata ime aktuale këtu”, tha Robben.
Kujtojmë që Roben nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli si lojtar i Bayernit, por si i Groningenit, skuadër kjo që ai ka nisur karrierën dhe me të cilin ka ruajtur lidhje të forta.