Prishtina zyrtarizon dy blerje të reja

Skuadra e Prishtinës nuk di të ndalet në merkato. Pas disa afrimeve të bujshme këtë verë, drejtuesit e klubit bardheblu kanë zyrtarizuar ditën e sotme edhe dy goditje të tjera në merkaton verore.

Përmes faqez zyrtare në “Facebook”, Prishtina ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Përparim Osmanin dhe Diar Miftarajn. Që të dy kanë nënshkruar kontrata dy vjeçare dhe vijnë nga rradhët e Besës së Pejës.

Osmani luan si mbrojtës i djathtë, ndërsa Miftaraj aktivizohet në mesfushë duke qenë dy afrime vërtet cilësore për skuadrën e Prishtinës, e cila më parë kishte transferuar Ergyn Ahmetin dhe Liridon Fetahajn.

Rikujtojmë Prishtina si nënkampione e Kosovës këtë vit do të prezantojë Kosovën në eliminatoret e Liga Evropa.

 

Leave a Reply