Karlos Baka me shumë gjasa po zhvillon sezonin e fundit me fanellën e Milanit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, sulmuesi kolumbian ditëve në vazhdim pritet që të kalojë te skuadra e Valencias.
Baka te Milani arriti në vitin 2015-të nga rradhët e Seviljas, aty ku kishte kaluar dy vite të mrrekullueshme. Si pjesë e Seviljës, Baka zhvilloi plotë 72 ndeshje kampionale, duke regjistruar 34 gola. Këto të dhëna statistikore bënë që drejtuesit e Milanit për shërbimet e tij të paguajnë 30 milion euro, ndërsa në dy sezone me fanellën e Milanit, Baka në 70 ndeshje realizoi 31 gola.
Mirëpo edhe kjo nuk doli të jetë e mjaftueshme që ai të mbetet pjesë e skuadrës “kuq e zi”, e cila tashmë me drejtuesit e rinj kinez po frymojnë më ndryshe.
Ata kanë rezultuar shumë aktiv në fillim të merkatos së janarit, duke transferuar 4 futbollistë të rinj. Pjesë e Milanit në sezonin e ri do të jenë Mateo Musakio, Frank Kesie, Rikardo Rodrigez dhe Andre Silva, ndërsa pas largimit të Karlos Bakas, vendin e tij me shumë gjasa do ta zë sulmuesi i Torinos, Andrea Belloti.