Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë të shtunën do ta luaj ndeshjen e parë historike në Kampionatin Evropian për të rinjë ndaj Spanjës. Dy ditë para ndeshjes, në taborin e shpresave po mbizotron një atmosferë e mirë, ku përveç stërvitjeve në kampin e qytetit Gdinja të Polonisë, të përzgjedhurit e Blagoja Milevski po gjejnë kohë edhe për relaks.
Në videon më poshtë janë shfaqur dy futbollistët shqiptar, Besir Demiri dhe Mevlan Murati, duke luajtur “Futboll në tabelë”.