Futbollisti i talentuar shkupjan, Besar Iseni sot edhe zyrtarisht është prezantuar me fanellën e Vardarit, me të cilën skuadër nënshkroi kontratë tre vjeçare. Ai u shpreh i kënaqur me këtë transferim, duke potencuar se ishte koha për sfida të reja në karrierën e tij.
Transferimi te kampionët e Maqedonisë do të jetë një hap para në karrierën e tij dhe mundësi e mirë për të shijuar tituj kampion.
“Ishte koha për një sfidë të re në karrierën time. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur që u bëra pjesë e Vardarit. Ky klub çdo herë ka ambicie për të përfunduar në pozitën e patë dhe të fitoj tituj, ndërsa pikërisht kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që erdha këtu. Do të jap gjithçka nga vetja që përmes stërvitjeve të bie në sy të stafit teknik dhe të fitoj shansin për të luajtur me Vardarin. Te kjo skuadër kam mundësinë që të përparojë dhe të zhvillohem si futbollist. Me pa durim pres rastin që të luaj me ekipin e Vardarit. Në fund një falenderim deri te drejtuesit e klubit dhe stafi teknik për besimin e dhënë” – tha Besar Iseni për sajtin zyrtarë të klubit menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.
Iseni në dy sezonet e fundit me fanellën e FC Shkupit zhvilloi plotë 60 ndeshje, duke shënuar edhe 4 gola, 3 prej të cilëve në sezonin e fundit ku nga gjithsej 36 ndeshje, në 33 prej tyre luajti si titullar.
Besari Iseni te Vardari do ju bashkohet edhe dy futbollistëve tjerë shqiptarë, Vvisar Musliut dhe Besir Demirit, një tjetër futbollist ky, prodhim i FC Shkupit.