Tigran Barsegian ka vazhduar kontratën me Vardarin edhe për dy vite tjera. Futbollistit armen, i përfundonte kontrata me 30 qershor, ndersa të kënaqur nga paraqitjet e tij sezonin e shkuar me fanellën “kuq e zi”, drejtuesit e Vardarit vendosën që ti ofrojnë atij kontratë deri në verën e vitit 2019-të.
“Për mua është nder që jam pjesë e Vardarit, një skuadër ku punohet maksimalisht në mënyrë profesionale dhe ku kushtet për punë dhe zhvillim janë të shkëlqyeshme. Këtu jemi si një familje dhe jam i lumtur që do mbetem te kjo skuadër edhe dy vitet e ardhshme. Një falenderim deri te drejtuesit, stafi teknik dhe bashkëlojtarët e mi për përkrahjen që më dhanë gjatë sezonit të kaluar, ndërsa unë do të jap gjithçka nga vetja që edhe sezonet e ardhshme të kurorëzohen me tituj. Dëshiroj që të ketë edhe shumë fitore tjera, tituj kampion dhe të Kupës, dhe kuptohet suksese edhe në Evropë” – tha Barsegian për sajtin zyrtarë të klubit.
Barsegian sezonin e kaluar me Vardarin luajti në 16 ndeshje, duke realizuar 7 gola. Barsegian është futbollisti i pestë që vazhdon bashkëpunimin me kampionët në fuqi të Vardarit, pas kapitenit Boban Grnçarov, Nikolla Gligorov, Huan Felipe dhe Filip Gaçevski.