Mançester Junajtedi edhe zyrtarisht ka konfirmuar ardhjen e Viktor Lindelof nga rradhët e Benfikës për një shumë prej 40 milion euro.
Suedezi 22-vjeçar me “Djajtë e Kuq” ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, me opcion për të vazhduar atë edhe për një vit tjetër, ndërkohë Lindelof Mançester Junajtedit do ti bashkohet nga 01 korriku.
Në karrierën e deritanishme ka luajtur për skuadrat si Vasteras, për ekipin B të Benfikës si dhe ekipin e parë, pjesë e së cilës ishte në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2016.
Ai njëkohësisht është edhe pjesë e Kombëtares A të Suedisë, për të cilën ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol.