ZYRTARE, Kostov merr drejtimin e Renovës

Lajmi i publikuar dje në portalin tonë, sot u bë edhe realitet. Vllatko Kostov edhe zyrtarisht është emëruar në postin e trajnerit te Renova.  Strategu nga Shtipi në këtë post do të zëvendësojë Qatip Osmanin, i cili javë më parë u zyrtarizua si trajner i Shkëndijës.

Kostov me skuadrën nga Xhepçishti ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa do të jetë kjo hera e katërt që do të ulet në bankinën e skuadrës tetovare, që shpreson se me ish trajnerin e tyre do ja arrijnë qëllimit që sezonin e ardhshëm të sigurojnë Evropën.

Për herë të parë Kostov, Renovën e udhëhoqi në sezonin 2006/2007, për të marrë sërish drejtimin e kësaj skuadre në vitin 2008. Kësaj rradhe Kostov qëndroj për dy vite rradhazi, ndërsa në sezoninin 2009/2010 ai me Renovën arriti që të shpallet kampion i Maqedonisë.

Megjithatë ai edhe përkundër këtij suksesi në fund të sezonit u largua, duke marrë rolin e asistuesit në përfaqësuesen e Maqedonisë, për tu rikthyer sërish në sezonin 2011/2012, dhe sërish me titull, kësaj rradhe duke triumfuar në Kupën e Maqedonisë, kur në finalen e madhe të zhvilluar në Shtip Renova mundi Rabotniçkin me rezultatin 3:1.

 

Leave a Reply