Siljanovski i Rabotniçkit nënshkruan me Flamurtarin

Futbollisti i Rabotniçkit, Goran Siljanovski karrierën e tij e ka vazhduar në Shqipëri, duke arritur marrëveshje me skuadrën e Flamurtarit ng Superliga shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Goran Siljanovski te Flamurtari arriti me rekomandim të trajnerit Shpëtim Duro, i cili njeh mjaft mirë cilësitë e futbollistit maqedonas, i cili tre vitet e fundit ishte pjesë e Rabotniçkit.

Ai u prezantua sot në ambientet e klubit vlonjat, ku pritet të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave që ka për edicionin e ri në Superligën shqiptare, e ato janë rikthimi në garat evropiane.

Mbrojtësi i krahut të djathtë gjatë karrierës së tij është aktivizuar edheme Vardarin, Renovën dhe Rabotniçkin, për të cilën skuadër në edicionin e kaluar regjistroi 30 ndeshje dhe 4 gola.

26-vjeçari nga Tetova bëhet afrimi i dytë i vlonjatëve pas mbrojtësit Ditmar Bicaj.

Leave a Reply