Besar Iseni gjatë ditës së nesërme pritet që të prezantohet te skuadra e Vardarit. Futbollisti i FC Shkupit gjatë ditës së sotme doli në grumbullimin e parë të skuadrës kampione të Maqedonisë, e cila në formacion jo të plotë nisi fazën përgatitore për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian.
Pjesë e tyre pa dyshim që pritet të jetë edhe talenti i FC Shkupit, Besar Iseni, i cili me Vardarin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Iseni është përforcimi i dytë i “kuqezinjëve” nga Shkupi, pasi më parë ata nënshkruajtën kontratë edhe me mbrojtësin e talentuar të Renovës, Visar Musliu.