Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka publikuar çmimet e biletave për Superkupën e Evropës, që me datë 08 gusht do të zhvillohet në “Telekom Arena” në Shkup.
Çmimet e biletave për të parë nga afër ndeshjen ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Rrealit të Madridit do të kushtojnë nga 15 deri në 50 euro, ndërsa një person do të mund të aplikojë më së shumti për 4 bileta të së njëjtës kategori.
Aplikimi për të marrë një biletë tashmë ka nisur (ora 14:00), ndërsa i njëjti do të jetë i hapur deri me datë 04 korrik (ora 14:00).
Për të aplikuar për një biletë të ndeshjes finale të Superkupës do të duhet të regjistroheni në faqen zyrtare të UEFA-s.
Më shumë informacione mund të gjeni KËTU.