Roma edhe zyrtarisht ka publikuar emrin e trajnerit të ri. Është ish futbollisti i tyre, Euzebio Di Françesko që do të udhëheq skuadrën romake. Di Françesko i cili ishte pjesë e skuadrës kampione të vitit 2001, me Romën ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Ish mesfushori italian në “Olimpiko” ka luajtur gjatë periudhës 1997-2001, ndërsa pas përfundimit të karrierës në vitin 2005, te Roma kishte punuar si tim menaxher.
Karrierën e tij si trajner e filloi në moshën 47-vjeçare te skuadra e Virtus Lançano. Gjatë vitit 2010 e kishte marrë drejtimin e Peskaras, ndërsa gjatë vitit 2011-të ai morri drejtimin e Leçes.
Ai në vitin 2012-të u emërua në krye të skuadrës së Sasuolos, ndërsa që në sezonin e parë ai arriti që të shpallet kampion në Serie “B”.
Gjatë sezonit 2015/2016 me Sasuolon u renditën në pozitën e 6-të, duke siguruar një vend për në Liga Evropa.
Di Françesko në postin e trajnerit te Roma do të zëvendësojë Luçiano Spalletin, i cili morri drejtimin e Interit.