Federata e Futbollit Italian ka njoftuar datën e fillimit të sezonit të ri në Serie “A”. Sezoni i ri 2017/2018 në elitën e futbollit italian do të nis me 20 gusht të këtij viti, ndërsa do të mbyllet me 20 maj të vitit 2018-të.
Një javë para startit të sezonit të ri (13 gusht) do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë në Romë, midis Juventusit dhe Lacios, ndërsa finalja e Kupës së Italisë është paraparë të zhvillohet me datë 09 maj të vitit 2018-të.
Ndeshje jashtë orareve të zakonshme, jashtë fundjavave do të zhvillohen me 20 shtator dhe 25 tetor të këtij viti, si dhe me 18 prill të vitit të ardhshëm.