Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo është në telashe me ligjin. Ai është paditur nga Drejtoria e Tatimeve në Spanjë, prej ku e akuzojnë Ronaldon se ka fshehur fitime që kapin shifrën e 14.7 milionë eurove, edhe atë nga periudha 2010-2014.
Sipas akuzës, Real Madridi ka krijuar një strukturë me anë të së cilës i çonte të ardhurat e Ronaldos për të drejtat e imazhit fillimisht në parajsa fiskale dhe më pas në Irlandë, duke evituar pagesat ndaj shtetit spanjoll, që ka taksa shumë më të larta se Irlanda.
Po ashtu mësohet se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me administrimin e të drejtave të imazhit dhe Ronaldo do të duhet të dalë para gjykatës, ashtu si shumë futbollistë e ish-futbollistë në Spanjë.
Rikujtojmë për evazion fiskal ylli i Barcelonës dhe njëherit rivali më i madh i Ronaldos në fushën e futbollit, Lionel Mesi u dënua me burg, por që e konvertoi atë në pagesë në të holla.