Nga 17 qershor do të startojë Kupa e Konfederatave. Ndeshja e parë do të luhet ndërmjet organizatorëve të Rusisë dhe Zelandës së Re. Në edicionin i 10-të të këtij kompeticioni do të marrin 8 përfaqësuese (Zelanda e Re, Rusia, Kili, Meksika, Gjermania, Portugalia, Australia dhe Kameruni. Ndeshjet në fazën e grupeve do të luhen nga 17 deri 25 qershor, gjysmëfinalet në program janë përcaktuar me 28 dhe 29 qershor, ndërsa ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë do të luhet me 2 korrik. Kupa e Konfederatave do të zhvillohet në katër qytete, në Moskë, Petersburg, Kazan dhe Soçi.
Grupi A: Rusia, Zelanda e Re, Portugalia dhe Meksika
Grupi B: Kameruni, Kili, Australia dhe Gjermania
Orari i ndeshjeve:
Xhirjoja e parë:
17 qershor: Rusi-Zelanda e Re (17:00)
18 qershor: Portugali-Meksikë (17:00)
18 qershor: Kamerun-Kili (20:00)
19 qershor Australi-Gjermani (17:00)
Xhiroja e dytë
21 qershor Rusi-Portugali (17:00)
21 qershor Meksikë-Zelanda e Re (20:00)
22 qershor Kamerun-Australi (17:00)
22 qershor Gjermani-Kili (20;00)
Xhiroja e tretë:
24 qershor Meksikë-Rusi (17:00)
25 qershor Zelanda e Re-Portugalia (17:00)
25 qershor Kili-Australi (17:00)
25 qershor Gjermani-Kamerun (17:00)
Gjysmëfinale:28 qershor 1A – 2B
29 qershor 1B – 2A
2 korrik – Finalja