Ish futbollisti i Shkëndijës, Astrit Fazliu i bashkohet Dritës

Ish futbollisti i Shkëndijës, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Flamurtarit në Superligën shqiptare, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në vendlindje, te skuadra e Dritës së Gjilanit, njofton “infOSport.mk”.

Fazliu me skuadrën gjilanase ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa shpreson se me Dritën, sezonin e ri 2017/2018 do të luftojnë për kreun e tabelës dhe jo si edicionin e fundit, kur skuadra gjilanase vetëm përmes balotazhit i shpëtoi rënies në Kategorinë e parë.

“Pasi mbylla gjithçka me Flamurtarin vendosa të nënshkruaj për Dritën. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre. Bëhet fjalë për një skuadër shumë serioze, e cila sezonin e ri futbollistik do të luftojë për vendin e parë” – tha enkas për “infOSport.mk” futbollisti kosovar, Astrit Fazliu.

Futbollisti nga Ferizaji te Drita do të gjejë ish shokun e tij, shkupjanin Nderim Nexhipin, me të cilin bashkë kishin luajtur te Shkëndija dhe Partizani.

Është kjo hera e parë që Fazliu do të luaj me fanellën e Dritës në elitën e futbollit kosovar, pasi më parë gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur me , Ulpianën, Prishtinën dhe ekipin e tij të vendlindjes, Ferizajin, nga e cila skuadër në vitin  2013-të ishte transferuar te Shkëndija.

Leave a Reply