Besar Iseni kalon me sukses testet mjekësore, nesër prezantohet te Vardari!

Besari Iseni me shumë gjasa do të braktis Shkupin dhe do ti bashkohet skuadrës kampione të Vardarit. Burime të afërta me “infOSport.mk” pohojnë se talenti 20-vjeçar i FC Shkupit sot me sukses ka kaluar kontrollet mjekësore te “kuqezinjtë” nga Shkupi, te e cila skuadër pritet që të prezantohet gjatë ditës së nesërme.

Iseni që konsiderohet si një ndër futbollistët më të talentuar në futbollin vendor, bëhet futbollisti i dytë që i bashkohet Vardarit gjatë afatit kalimtarë të verës, pasi më herët një gjë të tillë bëri mbrojtësi Visar Musliu, i cili arriti nga rradhët e Renovës.

VISAR MUSLIU FIRMOS ME VARDARIN

Iseni në dy sezonet e fundit me fanellën e FC Shkupit zhvilloi plotë 60 ndeshje, duke shënuar edhe 4 gola, 3 prej të cilëve në sezonin e fundit ku nga gjithsej 36 ndeshje, në 33 prej tyre luajti si titullar.

Besari Iseni te Vardari do ju bashkohet edhe dy futbollistëve tjerë shqiptarë, Vvisar Musliut dhe Besir Demirit, një tjetër futbollist ky, prodhim i FC Shkupit.

Leave a Reply