Horhe Sampaoli me dy fitor e startoi aventurën e tij te përfaqësuesja e Argjentinës. Ish trajneri i Seviljës edhe pa messin në formacionin arriti që të regjistrojë fitore ndaj Singapurit me rezultat të thellë 6:0.
Edhe pse ishte ndeshje miqësore, argjentinasit startuan seriozisht me golat e Facios dhe Korea-s që e mbyllën pjesën e parë me rezultat 2:0 Në të dytën ishin Alehsandro Gomez, Paredes, Alario dhe Di Maria shënuan edhe katër gola tjetër për shifra përfundimtare 6:0.
Kujtojmë që Argjentina luajti pothuajse me formacionin e dytë, pasi lojtarët standart janë në pushime, ndërsa pritet të rrikthehen në shtator për ndeshje kualifikuese për Botërorin Rusi 2018.