ZYRTARE: Andre Silva firmosi me Milanin

Sulmuesi portugez, Andre Silva edhe zyrtarisht ka firmosur me Milanin, pasi gjatë ditës së sotme me sukses kaloi kontrollimet mjekësore. Kontrata e Andre Silvas me “rossonerët” është deri me 30 qershor të vitit 2022.

Nuk janë dhënë detaje rreth shumë së transferimit të portugezit në “San Siro”, mirëpo sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit milanez për shërbimet e tij kanë paguar plotë 38 milion euro.

Silva te Milani vjen nga rradhët e Portos, për të cilën skuadër kishet debutuar gjatë dhjetorit të vitit 2015-të, ndërsa që nga atëherë ai kishte zhvilluar 58 ndeshje, duke regjistruar njëkohësisht edhe 24 gola.

Ai gjithashtu ka debutuar edhe me fanellën e kombëtares portugeze, për të cilën në 8 ndeshje ka shënuar 7 gola.

Gjitha këto të dhëna statistikore na bëjnë të kuptojmë që bëhet fjalë për një super talent, i cili pritet të shpërthejë te Milani, skuadër kjo e cila me drejtuesit e rinj kinez në krye, dëshiron të ju kthehet sukseseve të viteve të 90-ta.

21-vjeçari Silva është përforcimi i katërt i Milanit gatë kësaj vere, pasi më parë “kuqezinjtë” nënshkruajtën kontrata me Mateo Musakio (Viljareal), Frank Kesie (Atalanta) dhe Rikardo Rodrigez (Volfsburg).

 

 

Leave a Reply