Përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë sot nga hoteli Aleksandar Pallas u nis drejt aeroportit “Aleksandri i Madh”, nga ku më pas e tërë ekspedita “verdhekuq” me aeroplan të tipit çarter u nis drejt Polonisë, ku nga data 16 deri me 30 qershor do të zhvillohet Evropiani për të rinj.
Shpresat e Maqedonisë që udhëhiqen nga seleksionuesi Bllagoja Milevski u përcollën nga ana e presidentit Ilço Gjorgjioski dhe sekretari i përgjithshëm Filip Popovski, të cilët reprezentuesve të ri ju dëshiruan rrugë të mbarë dhe përgatitje të suksesshme në bazën stërvitore në Sopot, aty ku përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë do të jetë e vendosur.
Rikujtojmë Maqedonia bënë pjesë në grupin “B” së bashku edhe me Serbinë, Portugalinë dhe Spanjën, ndaj së cilës kombëtare do të zhvillojë ndeshjen e parë me 17 qershor.
Foto: ekipa.mk