Monako është duke zhvilluar bisedime me portierin e zviceran, Diego Benalio, njofton “L’equipe”, përcjellë “infOSport.mk”.
33-vjeçari Benalio është në pronësi të skuadrës gjermane të Volfsburgut, me të cilën skuadër ka kontratë edhe për dy sezone.
Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, drejtuesit e skuadrës nga “Volksfagen Arena” kanë dhënë leje për transferimin e tij, i cili do bëhet realitet ditëve në vijim. Gjatë këtij sezoni Benalio me Volfsburgun zhvilloi vetëm 15 ndeshje, ku pranoi 22 gola. Ai te Monako pritet të sfidojë portierin kroat, Subashiç.