Përfaqësuesja e Spanjës me plot meritë regjistroi fitoren 1:2 ndaj Maqedonisë në “Telekom Arena” në Shkup. Njëri nga të përzgjedhurit e ri të Lopetegit, futbollisti i Realit të Madridit, Isko, pas ndeshjes deklaroi se Spanja zhvilloi një lojë të mirë dhe meritoi që të fitoi me një avantazh edhe më të madh.
“Luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e parë dhe merituam të kemi epërsi më të madhe. Praktikisht ishim përfket gjatë 45 minutave. Maqedonia na shënoi gol nga një shans e vetme. Mirëpo mendojë që jemi meritor për këtë fitore, gjithsesi zhvilluam ndeshje të mirë gjatë 90-të minutave”, është shprehur pas lojës mesfushori i Real Madridit.