Kampioni i padiskutueshëm në MMA, Florian Marku mbrëmë në Peristeri te Athinës mundi grekun, Botakos, në një luftë të dominuar në tërësi nga shqiptari. Florian Marku nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren në këtë përballje, duke e masakruar kundërshtarin në 4 minuta luftë.
Botakos nuk kishte fuqinë e duhur për t’iu kundërpërgjigjur shqiptarit, ndërsa nga goditjet e pësuara, ai në fund dorëzoi luftën ndaj Florian Markut.
Në fund fitore më se e merituar e luftëtarit nga Lushnja, i cili edhe njëherë tjetër dëshmoi superioritetin e tij në MMA.