Dështon flamuri “gjigand” i Maqedonisë!

Edhe përkundër paralajmërimeve të shumta dhe thirrjeve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë drejt tifozëve për të përkrahur Maqedoninë në ndeshjen ndaj Spanjës dhe për të qenë pjesë e mozaikut në tribunën jugore me flamurin e Maqedonisë, një gjë e tillë nuk u realizua, pasi edhe një gjugand si Spanja nuk mbushi tribunat e stadiumit “Telekom Arena” në Shkup.

E gjithë kjo bëri që të dështoi edhe flamuri “gjigand”, për të cilin ishin parapërgatitur nga Federata  e Futbollit të Maqedonisë.

Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë para fillimit të ndeshjes në çdo ulëse kishin vendosur kartolina me ngjyrat verdhë dhe kuq. Ata kishin porositur tifozët e pranishëm në stadium që gjatë intonimit të himnit dhe në fillimin e pjesës së dytë, të kapnin kartolinat në duart e tyre dhe ti ngritnin lartë, duke krijuar në këtë mënyrë flamurin e Maqedonisë, i cili megjithatë dështoi, pasi tribuna jugore e stadiumit të kryeqendrës sonë sonte ndaj Spanjës nuk u mbush tërësisht.

 

Leave a Reply