Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon, ka njoftuar se 99.9% do ti jep fund karrierës së tij pas Kampionatit Botëror të vitit 2018-të.
Arsyeja e vetme që mund të ndryshojë mendjen, është fakti nëse Juventusi fiton Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2017/2018.
“Do i jap fund karrierës sime pas Kampinatit Botëror të vitit 2018-të. 99.9% do të ndodh një gjë e tillë. Pres një sezon më intenziv dhe më të ngarkuar, mirëpo ka ende kohë deri verën e ardhshme. Nëse Juventusi do të fitonte në Ligën e Kampionëve gjatë vitit 2018-të, atëherë do të luante edhe në Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube. Pikërisht kjo mund të shtyejë lamtumirën time nga futbolli” – tha Xhixhi Bufon për “Sky Sports”.