Një strateg shqiptarë merr drejtimin e Bazelit

Skuadra e Bazelit tashmë është e njohur për gjithë shqiptarët ane mbanë Botës. Me të përmendur këtë skuadër futbolli, gjithë kujtojnë vëllezërit Xhaka, Ajeti, Shkëlzen Gashin etj. Mirëpo ajo që përbënë lajm lidhur me këtë skuadër, është fakti se pas shumë futbollistëve shqiptarë në përbërje, te Bazeli tani kanë filluar të bëhen pjesë e ekipit edhe trajnerë shqiptarë.

Nga sezoni 2017/2018, ekipin U21 të Bazelit do ta drejtojë Arjan Peço, i cili deri më tani ka drejtuar ekipin e U18 në klubin kampion të Zvicrës.

Drejtuesit e Bazelit kanë vendosur të bëjnë një qarkullim të trajnerëve dhe Peço është i zgjedhuri për të marrë drejtimin e Bazelit U21 dhe të rrisë brezin e lojtarëve për të kaluar më pas në ekipin e parë.

Peço në këtë post do të zëvendësojë trajnerin e deritanishëm Massimo Ceccaroni. Ai te U21 do të stërvis edhe tre futbollistët shqiptarë, Luftëtar Mushkolaj, Leart Ibërdemaj dhe Gëzim Pepsin.

Leave a Reply