Milani edhe përfundimisht është tërhequr nga ideja për të transferuar në “San Siro” sulmuesin e Realit të Madridit, Alvaro Morata. Në vend të tij drejtueist e rinj të Milanit do të provojnë të transferojnë dy sulmues. Bëhet fjalë për sulmuesin e Portos, Andre Silva si dhe për kroatin e Fiorentinës, Nikolla Kaliniç.
Sipas asaj që raporton “Sky Italia”, çmimi i Kaliniç është 30 milion euro, një shumë kjo e përballueshme për milanezët, të cilët mund ti lejojnë vetes që njëkohësisht të angazhojnë edhe sulmuesin e ri portugez të Portos.
Andre Silva ka bërë një sezon të shkëlqyeshëm me shumë herë kampionët e Portugalisë. Ai gjatë sezonit të kaluar zhvilloi gjithsej 44 ndeshje me fanellën e “dragonëve”, duke regjistruar plotë 21 gola, 5 prej të cilëve në 10 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve Evropian.
Përveç këtyre shifrave impresionuese me fanellën e Portos, Silva edhe pse vetëm 21 vjeçar, po shkëlqen edhe me fanellën e kombëtares së Portugalisë, për të cilën kombëtare në 8 ndeshje ka shënuar 7 gola, përfshirë këtu edhe golin nga ndeshja e së shtunës ndaj Letonisë, në të cilën ndeshje “luzitanët” kishin shënuar fitoreme rezultatin 3:0.