Mançester Junajtedi publikoi përforcimin e parë (VIDEO)

Mançester Junajted edhe zyrtarisht ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Benfikës, Viktor Lindelof. Sipas mediave angleze “Djajtë e Kuq” për shërbimet e suedezit do të paguajnë plotë 31 milion sterlina.

Në njoftimin e shkurtë të publikuar në sajtin e tyre, Mançester Junajtedi ka njoftuar se fillimisht Lindelod do të duhet të arrijë marrëveshje për kushtet e tij personale, që më pas të kalojë kontrollet mjekësore dhe të marrë lejen e punës. Pasi ti kalojë gjitha këto, marrëveshja në fjalë edhe zyrtarisht do të finalizohet.

Suedezi 22-vjeçar ishte shumë afër transferimit në “Olld Traford” edhe gjatë merkatos së dimrit, mirëpo atë kohë deri te një marrëveshje mes palëve nuk erdhi. Mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe me shumë gjasa do të jetë përforcimi i parë i bërë nga Murinjo në këtë merkato vere.

Lindelof Benfikës iu bashkua gjatë vitit 2012-të. Ai sezonin e fundit me fanellën e kampionëve në fuqi të Portugalisë zhvilloi 47 ndeshje në të gjitha garat.

 

Leave a Reply