Seleksionuesi i përfaqësueses së Spanjës, Hulen Lepotegi, të hënën në mbrëmje në “Telekom Arena” në ndeshjen ndaj Maqedonisë në fushë do të zbres me formacionin e tij më të mirë. Ai për ndeshjen e sotme ka vetëm një dilemë, që ka të bëjë me mesfushë.
Midis Iskos, Vitolos dhe Tiagos, vetëm dy do të jenë pjesë e formacionit startues, ndërsa njëri prej tyre do të mbetet në bankinën rezervë.
Ekipi që do të paraqitet nesër mbrëma ndaj Maqedonisë do të jetë i stërmbushur me yje të futbollit evropian, në mesin e të cilëve edhe kampionët e ri të Evropës, Serhio Ramos, Dani Karvahal dhe Isko.
Formacioni i Spanjës ndaj Maqedonisë: |
De Gea, Karvahal, Pike, Ramos, Zhordi Alba, Buskets, Iniesta, Silva, Isko, Vitolo, Diego Kosta |