Pas fitores bindëse ndaj Izraelit, seleksionuesi i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi nuk u tregua euforik, pasi dëshira e tij ishte që Shqipëria të shënojë edhe golin e katërt ndaj izraelitëve.
“Na mungoi një ndeshje e tillë. Bëmë më të mirën për të fituar. Mund të humbasësh me Italinë, Spanjën, Bosnjen, por jo kundër Luksemburgut apo ndaj Izraelit në shtëpi. Doja të shënonim edhe golin e katërt, e jo më të pësoja. Kur kritikat janë konstruktive nuk ka problem, por kur bëhen nga persona që nuk kanë parë as ndeshjen…” – u shpreh De Biasi pas fitores së Shqipërisë në transfertën ndaj Izraelit.