Bardhi me Sançez e Asensio, ndër më të mirët e “EURO 2017” për të rinj

Shtëpia e Futbollit Evropian, UEFA, ka përpiluar një listë me futbollistët më të mirë, të cilët pritet që të shkëlqejnë në Evropianin për të rinj në Poloni.

Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur, nga një nga secila kombëtare, UEFA nga Maqedonia përzgjodhi futbollistin shqiptarë, Enis Bardhi, i cili u rendit në mesin e yjeve të Bajern Munihut, Renato Sançez dhe atij të Reali të Madridit, Asensio.

Bardhi sezonin e fundit shkëlqeu me fanellën e Ujpeshtit, duke regjistruar 12 gola dhe 7 asiste në 29 ndeshje të zhvilluara.

Pikërisht kjo ka qenë një ndër arsyet që UEFA vendosi ta rendit atë në mesin e futbollistëve më të dalluar të Kampionatin Evropian U21, i cili me siguri se në të ardhmen do të jetë një lider i pakontestueshëm edhe i përfaqësueses “A” të Maqedonisë.

Më poshtë keni emrat e futbollistëve më të mirë të përzgjedhur nga ana e UEFA-s nga secila kombëtare, pjesëmarrëse në Evropianin e Polonisë për të rinj.

Grupi “A”
Angli: Nataniel Çalobah (Çelzi)
Poloni: David Kovnacki (Leh Poznan)
Sllovaki: Laslo Benes (Borusia Menhengladbah)
Suedi: Niklas Eliason (Norçeping)

 

Grupi “B”
Maqedoni: Enis Bardhi (Ujpesht)
Portugali: Renato Sançez (Bajern Munih)
Serbi: Andrija Zhivkoviç (Benfikë)
Spanjë: Marko Asensio (Real Madrid)

 

Grupi “C”
Çeki: Patrik Shik (Ssampdoria)
Danimarkë: Markus Ingvarsten (Nnordsjelland)
Gjermani: Mahmud Dagud (Borusia Dortmund)
Itali: Domeniko Berardi (Sasuolo)

Leave a Reply