Stërvitja e Maqedonisë, Alioski ankohet në lëndim?

Në këto momente përfaqësuesja e Maqedonisë në “Telekom Arena” po zhvillon stërvitjen e fundit zyrtare para ndeshjes së nesërme kundër Spanjës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Të gjithë futbollistët e grumbulluar nga ana e seleksionuesit Igor Angellovski po kryejnë detyrat e dhëna nga ana e stafit teknik, me përjashtim të Ezgjan Alioskit, i cili për një çast u ankua në lëndim.

Duheshe të intervenoj ekipi mjekësor i përfaqësueses së Maqedonisë për ti dhënë ndihmën e duhur, që ai më pastaj sërish ti bashkohet grupit të futbollistëve tjerë.

Shpresojmë që gjithçka është në rregull me futbollistin shqiptarë, pa dyshim njërin prej futbollistëve më në formë te përfaqësuesja e Maqedonisë, i cili nesër do të mundohet të tund rrjetën e portierit De Gea.

 

Leave a Reply