Shkëndija bashkë edhe me tre klubet tjera nga elita e futbollit vendor që siguruan dalje në Evropë, Vardari, Rabotniçki dhe Pelisteri, ndeshjet e tyre evropiane si vendas do ti zhvillojnë në kompleksin “Petar Milloshevski”, pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Për shkak renovimit të stadiumit “Telekom Arena” në Shkup, ku me datë 08 gusht do të zhvillohet ndeshja finale e Super Kupës ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Realit të Madridit, skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë janë të obliguara që të kërkojnë fusha alternative, ku do të mund ti zhvillonin ndeshjet e tyre në arenën ndërkombëtare.
Kësisoj me shumë gjasa Shkëndija, Vardari, Rabotniçki dhe Pelisteri, ndeshjet e tyre do ti zhvillojnë në kompleksin “Petar Milloshevski”, i cili do të duhet të marrë edhe dritën jeshile nga ana e një inspekcioni special nga ana e UEFA-s, i cili me datë 13 apo 16 qershor do të vizitojë fushën në fjalë, dhe nëse i njëjti pas gjithë atyre riparimeve, do ti plotësojë kushtet ose jo.