Shkupi që sezonin e kaluar mbijetoi në mesin e më të mirëve vetëm pas ndeshjeve të balotazhit, sezonin e ri e ka marrë me mjaft seriozitet, duke vepruar me mençuri. Kryetari i ri iklubit Omer Bunjaku, punën e parë që po bënë në krye të skuadrës “bardhekaltër”, është vazhdimi i kontratave të futbollistëve që kanë bartë barën kryesore gjatë viteve të fundit me fanellën e Shkupit.
Një ndër ta pa dyshim, është edhe Ermedin Adem, i cili në disa ndeshje të sezonit të kaluar rezultoi vendimtar për sukesin e ekipit, por njëkohësisht duke luajtur në formë të mirë gjatë gjithë sezonit.
E gjithë kjo ka bërë që Shkupi ti vazhdojë kontratën atij edhe për një vit tjetër, nga e cila ka mbetur i kënaqur edhe vetë futbollisti shkupjan.
“Sigurisht se ndjehem i privilegjuar që do mbetem edhe më tutje pjesë e skuadrës së Shkupi, skuadër kjo që është bërë më shumë se një familje për ne. Jemi një ekip shumë i mirë që sezonin e kaluar nuk e merituam të përfundojmë sezonin me balotazh, por mendoj që e kemi shansin të dëshmohemi. Sezoni që vjen besoj se me përgatitje të mira do të arrijmë që ta ngritim Shkupin në mesin e katër ekipeve më të mira. Do të jetë kënaqësi që edhe një vit do punoj së bashku me trajnerin Ardian Nuhiun, por njëkohësisht do të luajë edhe para tifozëve më të flaktë në Maqedoni, “Shvercerat”, – ka thënë Ermedin Adem për faqen zyrtarë të klubit nga Çairi.
Adem pjesë e Shkupit është që nga 01 korriku i vitit 2015-të, ndërsa në dy edicionet e kaluara me fanellën e Shkupit ka zhvilluar 56 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola, 4 prej të cilëve sezonin e kaluar 2016/2017.