Suedia mundi Francën me rezultatin 2:1 në ndeshjen eliminatore të grupit “A” e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”. Fitoren suedezët e arritën në sekondat e fundit të ndeshjes, edhe atë falë gabimit fatal të portierit Hugo Loris, i cili lëshoi portën e tij, ndërsa në tentativë për të larguar topin nga zona e tij e rrezikshme, atë ia servoi drejt në këmbë mesfushorit suedez, Ula Toivonen, i cili nga gjysmëfusha me një goditje precize shënoi golin e fitores.
Ndryshe ishin francezët ata të parët që shënuan në këtë përballje, falë super golit të shënuar nga ana e sulmuesit Olivie Zhiru në minutën e 38-të, ndërsa golin e barazimit për Suedinë në këtë përballje e realizoi Xhimi Durmaz një minutë para fundit të pjesës së parë.
Në ndeshjen tjetër të grupit Holanda ashtu edhe siç pritej me reuzltatin e thellë 5:0 mundi Luksemburgun. Roben dhe Snajder shënuan gjatë pjesës së parë, derisa në pjesën e dytë tre gola të tjerë shtuan Vijnaldum, Promes dhe Jansen që shënoi nga pika e bardhë.
Suedia falë kësaj fitore u barazua me Francën në krye të renditjes, që të dyja kombëtaret nga 13 pikë, derisa Holanda me 10 pikë renditet në pozitën e tretë.
Bullgaria bëri një hap fals, pasi pësoi disfatë në transfertën ndaj Bjellorusisë, duke humbur në këtë mënyrë hapin me skuadrat kryesuese. Bullgaria mbetet në kuotën e 9-pikëve, që e rëndisin këtë kombëtare në pozitën e katërt.
Ndeshjet e Grupit “A” |
Suedia | 2:1 | Franca |
Bjellorusia | 2:1 | Bullgaria |
Holanda | 5:0 | Luksemburgu |
# | Ekipi | Nd. | Pikë |
1. | Suedia | 6 | 13 |
2. | Franca | 6 | 13 |
3. | Holanda | 6 | 10 |
4. | Bullgaria | 6 | 9 |
5. | Bjellorusia | 6 | 5 |
6. | Luksemburgu | 6 | 1 |