Roma-Di Françesko, arrihet marrëveshja

Euzebio Di Françesko do të jetë trajneri i ri i Romës. Ish strategu i Sasuolos në postin e trajnerit te skuadra “romake” do të zëvendësojë Luiano Spaletin, i cili në sezonin e ri pritet ta udhëhe Interin.

Sasuolo ka pranuar të lërë të lirë trajnerin e saj, teksa sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” Di Françesko me Romën do të nënshkruaj kontratë dy vjeare me një pagë vjetore prej 1.5 milionë euro, plus bonuset.

Sasuolo tashmë është duke menduar emrin e zëvendësuesit të tij, ku ndër emrat që përmenden si pasues të tij, është edhe ai i ish ndihmësit të De Biasit te Kombëtarja Shqiptare dhe tashmë ish trajnerit të Luganos, Paolo Tramexani.

Leave a Reply