Trajneri i Mançester Junajtedit, Hose Murinjo, kur kishte firmosur me “Djajtë e kuq” në kontratën e tij përfshihej edhe një hotel luksoz i quajtur “Lovry”, ku kishte preferuar të jeton gjatë qëndrimit në Mançester, duke mos zgjedhur ndonjë shtëpi.
Murinjo vitin e kaluar e kaloi duke jetuar në hotelin e famshëm, duke e konsideruar atë si shtëpinë e tij, ndërsa edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojë qëndrimin pikërisht aty. Shumat e hotelit ku qëndron Murinjo janë marramendëse, ku mesatarisht kushtojnë 816 euro për një natë.