Flamurtari i Vlorës në sezonin e ri futbollistik futet me ambicie të mëdha. Drejtuesit e skuadrës vlonjate dëshirojnë të ndërtojnë një ekip konkurrent dhe gjithçka është lënë në dorën e trajnerit Shpëtim Duro, i cili dëshiron që në rradhët e skuadrës së tij të sjellë edhe dy super futbollistë të Shkëndijës, Besart Ibraimin dhe Ardian Cuculin.
Duro njeh mirë kualitetet e të dy futbollistëve, ashtu që ka kërkuar nga ana e shefave të tij për të nisur bisedimet me këtë dyshe, që me siguri do të ngritnin nivelin e skuadrës vlonjate dhe do e bënin atë një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit.
Duro i ka stërvitur që të dy kur ishte pjesë e Shkëndijës, ndërsa me Cuculin kanë qenë bashkë edhe te Partizani. Ai njeh mirë kualitetet e të dy futbollistëve, të cilët në sezonin e fundit në elitën e futbollit në Maqedoni, ishin ndër futbollistët më standard.
Duro veçmë ka bërë afrimin e parë te Flamurtari, duke sjellë në skuadër Ditmar Bicajn, ndërsa përveç dyshes së Shkëndijës, skuadra vlonjate është në bisedime e sipër edhe me dy futbollistë tjerë kualitativ, Edon Hasanin dhe Hektor Idrizajn.