Zvicerani Rrikardo Rodrigez edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Milanit. Lajmin e konfirmuan nga gjigandi italian përmes sajtit të tyre zyrtarë. 24-vjeçari Rodrigez iu bashkua Milanit nga rradhët e Volfsburgut, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se “kuqezinjtë” për shërbimet e tij kanë paguar 18 milion euro.
Rodrigez me Milanin ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, duke u bërë futbollisti i tretë që i bashkohet skuadrës “kuq e zi” këtë merkato, pas Frank Kesie dhe Mateo Musakio.
Rodrigez është një fëmijë i Cyrihut, ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale gjatë vitit 2010-të, ndërsa në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2017 ai ishte pjesë e skuadrës gjermane të Volfsburgut.