Kombëtarja e Shqipërisë është duke vijuar përgatitjet në Stamboll të Turqisë për ndeshjen me Izraelin, ndërsa në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur Jahmir Hykaj.
“Pas Europianit, që ishte maksimumi për ne, të gjithë presim të njëjtin sukses nga kombëtarja. Por, këtë herë nuk mund të përsëritnim veten, sepse grupi ku bëjmë pjesë është shumë më i vështirë. Në këto momente kemi nevojë për mbështetje nga tifozët dhe mediat. Largësia nuk ndikon te forma ime për të luajtur me kombëtaren. Më shumë se largësia është çështja e orarit, që ndryshon mes Amerikës dhe Europës. Gjendja në skuadër duket mjaft e mirë. Sigurisht, duhet të jemi të bashkuar për të bërë diçka më mirë kundër Izraelit. Eshtë lumturi e madhe të jesh pjesë e kombëtares, ndërsa trajneri vendos nëse do të luash apo jo dhe sa minuta”, është shprehur mes tjerash Hykaj.