Godet Rabotniçki, transferon Isenin dhe Kadriun e Shkupit

Rabotniçki sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Në stërvitjen e parë vërehej edhe përforcimi i paralajmëruar që më herët, sulmuesi i Renovës, Stojanço Velinov, ndërsa gjithashtu gjatë ditës u prezantua edhe talenti i Shkëndijës, Enis Dervishi, i cili firmosi kontratë dy vjeçare me “romantikët”.

Megjithatë si duket kjo nuk është e tëra rreth përforcimit të skuadrës, pasi drejtuesit e skuadrës nga “Debar Maalo” në planet e tyre kanë edhe dy super futbollistët e Shkupit. Fjala është për dyshen Besar Iseni – Florian Kadriu, me të cilët skuadra do të përfitonte në kualitet.

Kadriu shihet si zëvendësim për Goran Siljanovski, për të cilin ka oferta nga jashtë, ndërkohë me Besar Isenin, mesfusha e “romantikëve” do të përfitonte në peshë, bazuar në cilësitë që posedon ky super futbollist i talentuar.

Rikujtojmë ditë më parë Rabotniçki u nda me dyshen sulmuese, Vukoviç – Ivanovski, repart në të cilin me siguri do të ketë rifreskim gjatë ditëve në vijim.

Leave a Reply