FC Shkupi me iftar të përbashkët për mbyllje të sezonit (FOTO)

Pasi siguruan mbijetesën në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, drejtuesit e FC Shkupit organizuan një iftar të përbashkët për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik.

Në iftarin e përbashkët ishin të pranishëm të gjithë ata që kontribuan gjatë një sezoni tejet të vështirë, me kryesinë e skuadrës nga Çairi të cilët iu faleminderuan publikisht të gjithëve për mundin e dhënë, duke mos i anashkaluar këtu edhe tifo grupin “Shvercerat” të cilët ishin mbështetja pa rezerv e FC Shkupit në çdo ndeshje të luajtur.

FC Shkupi sot mbylli përfundimisht sezonin 2016/17, duke siguruar kështu mbetjen në mesin e skuadrave më të mira në futbollin vendor, pasi fitoi bindshëm në dy ndeshjet ndaj Novacit që u zhvilluan në stadiumin e qytetit në Shtip.

 

Leave a Reply