Një skandal i rëndë po trondit ligën më të fortë të basketbollit në Botë, NBA. Mediat amerikane raportojnë se pas ndeshjes së dytë finale të “play off-it”, midis Golden Stejt dhe Klivlen Kavaliers, në dhomat e xhveshjes së këtyre të fundit vinte era marijuanë.
Nuk ka ende informacione nëse marijuana është përdorur nga stafi apo basketbollistët e Klivlend, nga ndonjë punonjës i palestrës apo dikush tjetër.
Ky skandal është evidentuar nga gazetari Brian Windhorst, por edhe mjaft media të tjera kanë konfirmuar këtë ngjarje kur kanë hyrë në dhomën e xhveshjes së ekipit mysafir.
Edhe gazetari Mike Wise ka konfirmuar këtë ngjarje, e cila për momentin nuk ka fajtor. Përdorimi i marijuanës në Kaliforni është legal, ndaj kjo nuk përbën një krim, por fakti që u gjend në dhomat e zhveshjes përbën një skandal në vete.