Janë mësuar skuadrat e mundshme kundërshtare të Vardarit në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve. Vardari i fillon eliminatoret nga cikli i dytë, i cili është paraparë të luhet me 11/12 dhe ndeshjet e kthimit me 18/19 korrik.
Shorti për për ciklin e parë dhe të dytë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve do të hedhet me 19 qershor në Nion të Zvicrës, ndërsa kampionët mund të përballen me këta kundërshtarë: Seltikun, Salzburgun, Kopenhagenin, Ludogorecin, BATE Borisovin, Legia Varshavën, APOEL-in, Mariborin, Karabahun, Malmen, Astana-n, Partizanin, Rijekan, Rosenborgun, Sherif Tiraspolin, Hapoel Ber Sheva-n apo Hafnardfjadurin.