Trajneri Masimiliano Alegri ka vazhduar bashkëpunimin me Juventusin. Alegri ka rinovuar kontratën me “bardhezinjët” deri në vitin 2020. Për Alegri dhe Juven, objektivi mbetet i njejti, që në vazhdim të tre sezoneve të ardhshëm të fitohet Liga e Kampionëve.
Alegri me kontratën e re do të përfitoj 8 milionë euro në sezon. Tekniku italian ka marrë mbështetje nga presidenti Andrea Agnelli për realizimin e objektivave në merkaton verore, të cilët synojnë ta përforcojnë repartin e mesfushës.
Kujtojmë Juventusi këtë sezon fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Italisë, ndërsa në finale të Ligës së Kampionëve u mposht nga Real Madridi.