Admir Mehmedi i bashkohet Mavrajt te Hamburgu

Admir Mehmedi mund të ndryshoj mjedis në sezonin e ri por jo edhe kampionat.

I pakënaqur nga hapësira jo e madhe që iu dha sezonin e fundit, Mehmedi është duke menduar largimin nga skuadra e Leverkusen, që sezonin e fundit e mbylli në pozitën e 12-të, shumë larg pozitave që dërgojnë në Europë, e  që vazhdimisht ishim mësuar ta shohim viteve të fundit këtë skuadër.

Për shërbimet e futbollistit nga Gostivari po interesohet ekipi i Hamburgut, ku aktualisht luan edhe reprezentuesi shqiptarë, Mërgim Mavraj. Hamburgu edicionin e kaluar ndodheshe në një pozitë shumë të vështirë, ku vetëm ndeshjet e balotazhit shpëtuan skuadrën e njohur gjermane nga rënia në Bundesliga II.

Nisur nga ky fakt drejtuesit e skuadrës që asnjëherë nuk ishte larguar nga elita e futbollit gjerman, kërkojnë që të përforcojë skuadrën me futbollistë cilësorë, ndërsa sipas “Blick.ch”, Hamburgu veçmë ka nisur negociatat me futbollistin shqiptarë, për shërbimet e të cilit Leverkuseni kërkon një shumë prej 6 milion euro.

Leave a Reply